1.Detyrimet e shkollës | 2. Detyrimet e prindit | 3. Detyrimet e nxënësit |
Siguron procesin e mësimdhënies së nevojshme në kushtet më bashkëhore dhe me një personel të kualifikuar si dhe me mjetet didaktike që disponohen nga kjo shkollë. | Angazhohet për respektimin e pagesave sa me sipër sipas kontrates, si dhe me të gjitha kushtet respektive që parashikon kjo kontratë. | I ndalohet hyrja në shkollë pa uniformën përkatëse. Dëmtimi i uniformës e detyron nxënësin ta zëvëndësojë atë me një tjetër. |
Informon dhe merr masat përkatese për njohjen e të gjitha akteve normative të shkollës nga prindërit dhe nxënësit. | Është i detyruar të bashkëpunojë me personelin pedagogjik për realizimin dhe përvetësimin e programit mësimor nga fëmija e tij si dhe të paraqitet në shkollë kur një gjë e tillë i kërkohet. | Për rregullsinë e paraqitjes së jashtme nxënësi i nënshtrohet kontrollit periodik nga personeli pedagogjik i shkollës. Nxënësi që nuk përmbush kushtet e paraqitjes rikthehet pranë familjes me shpenzimet e prindit dhe kur kjo gjë është e pamundur i ndalohet të hyje në auditoret e mësimdhënies . Ai mbahet nën kujdestarinë përkatëse deri në përfundim të orarit të mësimit. |
Vë në dijeni prindërit (çdo dy muaj) për rezultatet e arritura në proçesin mësimor edukativ dhe organizon takime në mënyrë të vazhdueshme me ata. | Bashkërendon me stafin pedagogjik për zbatimin e të gjitha detyrimeve që ka fëmija i tij ndaj shkollës.
| Nxënësi përmbush dhe plotëson të gjitha detyrat që jepen në mësim duke i realizuar ato në kohën mënyrën dhe vendin e caktuar.Përbënë shkelje të rëndë përdorimi iduhanit, sjelljet e karakterit intim midis sekseve. Gjithashtu ndalohet marrja dhe përdorimi i celularit në shkollë. |
Detyrohet dhe merr përsipër riregjistrimin për vitin pasardhës kur nxënësi arrin pikët e përcaktuara të përvetësimit të programit mësimor dhe në atë sjelljes e të disiplinës. | Prindërit i ndalohet të marrë fëmijën pa shkaqe të arsyeshme nga mjediset e shkollës pa miratim te titullarit dhe është kategorikisht e ndaluar marrja e femijëve nga persona të tjerë pavarësisht nga lidhjet familjare që mund të ketë me nxënësin. | Nxënësi është i detyruar të njohë dhe të respektojë rregulloren e shkollës dhe normat e etikës në përgjithësi. Atij i ndalohet paraqitja kozmetike apo tualeti i ndryshuar nga paraqitja e natyrshme që ka nxënësi ( përdorimi i varseve, byzylykeve, unazave si dhe çdo gjë tjetër qe bie ndesh me uniformën e shkollës). |
Përgjigjet për realizimin e programit mësimor të aprovuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës si dhe programet shtesë që kjo shkollë aplikon. | Prindi njofton shkollën brenda orës 830 për mungesën e fëmijës në shkollë. | Nxënësit i ndalohet kategorikisht futja në ambjentet e shkollës të çdo lloj mjeti, sendi, libri apo reviste, kaseta të ndryshme që nuk kanë lidhje me kërkesat e personelit pedagogjik përkatës. Po ashtu nxënësit i ndalohet të nxjerrë nga ambientet e shkollës çdo gjë që nuk i përket atij. |
Merr masat e nevojshme për një staf pedagogjik të kualifikuar për sigurimin e të gjitha kushteve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit. | Vë në dijeni titullarin e shkollës nëse pas nënshkrimit të kontratës ka ndryshime në adresën dhe numrin e telefonit. | Përbënë shkelje të rëndë përdorimi iduhanit, sjelljet e karakterit intim midis sekseve. Gjithashtu ndalohet marrja dhe përdorimi i celularit në shkollë. |