Niels Henrik David Bohr ka lindur në Kopenhagen në 7 Tetor 1885, është i biri i  Christian Bohr, Profesor i Fiziologjise në Universitetin e Kopenhagenit dhe nga e shoqa e tij Helena në Adler. Niels dhe i vëllai i tij më i vogël Harald (Profesor i ardhshëm i matematikës) janë ritur në një atmosphere të përshtatshme për të zhvilluar gjenialitetin e tyre.  I ati ishte fiziologjist i shquar dhe ai ishte përgjegjesi kryesor që zgjoi interesin e tij në fushën e fizikës ndërsa ishte ende ne shkollë, e ëma vinte nga një familje e shquar në fushën e edukimit.

Pasi përfundoi studimet ne vitin 1903 ne Shkollën Gammelholm , hyri në Universitetin e Kopenhagenit ku ishte nën mbikqyrjen e Profesor C. Christiansen një fizikant shume i zoti , përfundoi masterin për fizikën në vitin 1909 dhe doktoraturën në vitin 1911.

Ndërsa ishte ende student, ai nisi të bënte një kërkim eksperimental dhe teorik për tensionin e sipërfaqes nëpërmjet lëkundjes të rrymave fluide, ishte një kërkesë e Akademisë së Shkencës në Kopenhagen, për të cilën do të jepej një cmim për atë që do jepte zgjidhje  disa problemeve shkencore. Kjo punë të cilën ai e ndërmori në laboratorin e të atit dhe prej së cilit ai fitoi cmimin e ofruar (medalje te artë) u publikua ne Transaksionin te Shoqerisë Mbretërore në vitin 1908.

Studimet e mëtejshme të Bophrit, megjithatë po bëheshin gjithnjë e më tepër me karakter teorik, pati diskutime të cilat e cilësonin punën e doktorit për shpjegimin e përkatësise së metaleve me ndihmën e teorisë së elektronit si thjeshtë teorike, por ajo edhe sot është tëpër e vlefshme. Në këtë punë Bohri për herë të parë u përball me ndërlikimet e teorisë së Planck-ut  për kuantet  e rrezatimit.

Në vjeshtën e vitit 1911 ai bëri një studim në Cambridge ku  përfitoi nga ndjekja e  punës eksperimentale që po bëhej në Laburatorin Cavendish nën mbikqyrjen e Sir J.J Thomasons, në të njëjtën kohë ai ndoqi studimet e tij akademike. Në pranverën e vitit 1912 ai punonte në laboratorin e Profesor Rutherford në Manchester, kur gjatë atyre viteve ai pati një jetë shumë intensive në fushën shkencore dhe ku mbizortëronin  shumë aktiviteteve si pasojë e kërkimeve thelbësore në lidhje me fenomenet radioaktive. Pasi kishte nxjerr një punë teorike për përthithjen e rrezeve alfa e cila u publikua në një Reviste Filozofike (Philosophical Magazine) në vitin 1913 dhe vijoi me studimet për studimin e strukturës së atomit duke u bazuar ne zbulimin e Rutherford-it për bërthamën e atomit. Duke përfshirë koncepte të huazuara nga Teoria e Kuanteve e Planck-ut, ai gradualisht po zinte një pozicion të rëndësishëm në shkencen e fizikës teorike , ai ia doli mbanë të prezantonte një skice të strukturës së atomit që më përmirësime të mëtejshme (kryesisht si pasojë e idesë së Heisenberg në vitin 1925)  ende shërben si shpjegim I cilësive fizike dhe kimike te elementëve.

Në vitet 1913-1914 Bohri mbajti një seminar për Fizikën në Universitetin e Kopenhagenit dhe gjatë vitetve 1914-1916 një seminar të ngjashëm në Universitetin Viktoria në Manchester. Në vitin 1916 u emërua si profesor i Teorisë Fizike në Universitetin e Kopenhagenit , dhe që prej vitit 1920 (deri në vdekje në vitin 1962) ai ishte në krye të Institutit të Fizikës Teorike, e vendosur për të në atë universitet.

Njohja e punës se tij për strukturen e atomit erdhi me marrjen e cmimit Nobel ne vitin 1922.

Aktiviteti I Bohrit në Institutin e tij që prej 1930-tës ishte gjithmonë e më tepër  i drejtuar në kërkimet për përbërjen  e bërthamës së atomit dhe në shndërimin dhe shpërbërjen e tij. Në vitin 1936 ai theksoi se gjatë procesit nuclear sa më e vogël të jete zona në të cilën  ndodh ndërveprimi , gjithashtu forca e ketij ndërveprimi jufistikon procesin  kalimtar që të përshkruhet më mirë në mënyrën klasike se në rastin e atomit  (Cf. kapja e atomit dhe përbërja e bërthamës ; natyre 137(1936) 344 ).

Nje pikë likuide , sipas kësaj pikëpamjeje jep një tablo shumë të mirë të bërthamës. E ashtuquajtura Teoria e pikave likuide lejoi të kuptonin mekanizmin e ndarjes së berthamës, kur u zbulua ndarja e uraniumit nga Hahn dhe Strassmann në vitin 1939, dhe u hodhën bazat e studimeve teorike në këtë fushe (ndermit te tjerave , nga Frisch dhe Meitner).

Bohri gjithashtu kontribuoi në qartësimin e problemeve që dolën në fizikën e kuanteve, në vecanti duke zhvilluar konceptin plotësues. Në këtë mënyre ai mundi te tregonte se sa shumë ndryshimet në fushën e fizikës kishin ndikuar në vecoritë thelbësore të pikëpamjes shkencore dhe si pasojë e këtij ndryshimi të qëndrimit shkoi mëtej se sfera e fizikës atomike dhe preku të gjitha fushat e njohurisë njerezore. Keto pikëpamje janë trajtuar në disa ese të shkruara gjatë viteve 1933-1962. Ato janë të shkruara në anglisht , të përmbledhura në dy volume me titullin Fizika Atomike  dhe Njohja Njerëzore dhe Ese 1958-1962 per Fizikën Atomike dhe Njohuritë njerëzore, janë redaktuar nga John Wiley dhe djemtë, në New York dhe London përkatësisht në vitet 1958 dhe 1963.

Midis nje numri te madh librash te shkruara nga Profesor Bohr (rreth 115 publikime), mund te permendim vetem 3 prej librave te tij ne anglisht te cilat permbajne idete e tij kryesore; Teoria e spektrit dhe Përbërja e atomit, University Press Cambrige ,1922/2-te ed1924 (Shtypi Universitar I Cambrig-it); Teoria Atomike dhe Përshkrimi I natyrës , University Press Cambridge , 1934/ riprintuar 1961; Uniteti I njohurive , Doubleday &Co, New York 1955.

Gjatë pushtimit nazist të Danimarkës gjatë Luftës së Dytë Botërore, Bohri u arratis për në Suedi dhe dy vitet e fundit të luftës I kaloi në Angli dhe Amerikë, ku ai u lidh me projektin per Energjine Atomike. Vitet e tij të fundit, ai ia dedikoi punën e tij aplikimit te fizikës atomike dhe problemeve politike që u ngritën nga zhvillimi I armëve atomike. Në vecanti ai përkrahu një zhvillim drejt sinqeritetit te plotë midis kombeve. Pikëpamjet e tij janë përmbledhur në Letrën e tij te Hapur ndaj Kombeve te Bashkuara , 9 Qershor 1950.

Deri në fund të jetës së tij mendja e Bohrit ishte e kthejellt, gjatë viteve të fundit të jetës ai kishte treguar një interest të madh në disa zhvillime të reja në biologjine nukleare. Formulimet e fundit te mendimeve të tij për problemet e Jetes u shfaqen në artikullin e tij të fundit (I pa pëfunduar), publikuar pas vdekjes “Licht und Leben-noch einmal”, Naturwiss., 50 (1963) 72: (: “rivizita e Drites dhe Jetes”, ICSU Rev., 5 ( 1963) 194).

Niels Bohr ishte President I Akademisë Mbretërore të Shkencës në Danimarkë, I Komitetit Qëndror Danez dhe Kryetar I Komisionit Danez për Energjinë Atomike. Ai ishte një ish anëtar I Shoqërise Mbretërore (në Londër), të Institucioneve Mbretërore dhe Akademisë në Amsterdam, Berlin, Bologna, Boston, Göttingen, Helsingfors, Budapest, München, Oslo, Paris, Rome, Stockholm, Uppsala, Vienna, Washington, Harlem, Moscow, Trondhjem, Halle, Dublin, Liege, dhe Cracow. Ai ishte Doktor Honorous Causa, ne universitetet e meposhtme , kolegje, institute; (1923-1939) Cambridge, Liverpool, Manchester, Oxford, Copenhagen, Edinburgh, Kiel, Providence, California, Oslo, Birmingham, London; (1945-1962) – Sorbonne (Paris), Princeton, Mc. Gill (Montreal), Glasgow, Aberdeen, Athens, Lund, New York, Basel, Aarhus, Macalester (St. Paul), Minnesota, Roosevek (Chicago, Ill.), Zagreb, Technion (Haifa), Bombay, Calcutta, Warsaw, Brussels, Harvard, Cambridge (Mass.),dhe Rockefeller (New York).

Professor Bohr u martua ne vitin 1912 me Margrethe Norlund që për të ishte shoqja ideale. Ata linden 6 djem dhe humben dy prej tyre , kater te tjerët kanë bërë karriera në profesione të ndryshme- Hans Henrik(M.D), Erik (inxhinier kimik), Aage (Profesor Doktor I fizikes teorike, duke pasuar te jatin si Drejtor i Institutit te Fizikes Teorike), Ernest (Jurist).

Niels Bohr vdiq ne Kopenhagen ne 18 Nentor 1962. Cmimi Nobel, per Fiziken 1922-1941, Kompania e Publikimit Elsevier, Amsterdam 1965.

Kjo autobiografi/biografi eshte publikuar per here te pare ne librin Les Prix Nobel (Cmimet Nobel). Me vone eshte redaktuar dhe ribotuar ne Nobel Lecture .